Kryetari i Komunës së Istogut, z. Ilir Ferati, së bashku me Drejtorin e Arsimit, z. Naim Behlulaj, priti sot në takim përfaqësues të organizatës CARITAS.
Qëllimi i këtij takimi ishte falënderues dhe mirënjohës, me ç ‘rast përfaqësuesit e CARITAS-it ndanë një mirënjohje për kryetarin dhe Komunën e Istogut si shenjë vlerësimi për bashkëpunimin, partneritetin dhe kontributin e shkëlqyer në fushën e edukimit në fëmijërinë e hershme.
Ky bashkëpunim është zhvilluar në kuadër të projektit “Avancimi i përbashkët i trajnimeve dhe punësimit në sektorin e arsimit në Kosovë – TAKE”, i cili ka sjellë përfitime konkrete për institucionet arsimore dhe komunitetin lokal në Istog.
Komuna e Istogut mbetet e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit me partnerë zhvillimorë në funksion të përmirësimit të cilësisë në arsim dhe mirëqenies së fëmijëve.