Pika të rendit të ditës ishin:
- Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e kaluara,
- Njoftimi me Qarkoren Buxhetore nr.1 të Ministrisë së Financave për kufijtë preliminar të përgatitjes së Kornizës Afatmesme Buxhetore 2026-2028,
- Shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores për Tregun tërë ditor në Istog,
- Shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Administratën Komunale.
Këto pika të rendit të ditës u shqyrtuan nga anëtarët e KPF-së dhe ju dërguan kuvendit për miratim.