Komuna e Istogut nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me K.R.M “Ambienti”
Kryetari i Komunës së Istogut, z. Ilir Ferati, ka pritur sot në takim Kryeshefin Ekzekutiv të K.R.M “Ambienti” SH.A Pejë, z. Diedon Berisha, me ç ‘rast nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit për Shërbime Primare të Menaxhimit të Mbeturinave në Territorin e Komunës së Istogut.
Marrëveshja e bashkëpunimit ka të bëjë me grumbullimin dhe transportin e mbeturinave në përputhje me praktikat më të mira mjedisore si dhe të bëje pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve, hapësirave publike, varrezave publike dhe memorialëve të dëshmorëve për të siguruar një ambient të pastër dhe të rregullt.
Komuna e Istogut po angazhohet çdo ditë për një qytet sa më të pastër dhe dinjitoz.