



Sektori për të Drejtat e Njeriut dhe Komunitete në kuadër të Drejtorisë për Administratë Komunale në bashkëpunim më OJQ “Creative Youth Group “me seli në Istog, sot mbajtën një tryezë diskutimi më rastin e shënimit të 10 – Dhjetorit ‘’Dita Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut’’.
Qëllim i kësaj tryeze ishte diskutimi i përbashkët lidhur me respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut në përgjegjësi e në veçanti u diskutua rreth aktiviteteve dhe tryezave të diskutimit që ka organizuar dhe mbajtur Sektorit për të Drejtat e Njeriut dhe Komunitete në bashkëpunim me drejtorit e fushave përkatëse dhe OJQ-të përgjatë vitit 2023 me qëllim të ngritjes së vetëdijes dhe sensibilizimin e qytetarëve lidhur me të drejtat dhe liritë e tyre.
Pjesëmarrës tjerë në këto tryeza ishin edhe: z.Valmir Rama, Nënkryetar i komunës për Komunitete, z.Arben Kabashi, Drejtor i Drejtorisë për Administratë Komunale, përfaqësues nga OJQ-të , asamblistë, këshilla juridike falas dhe zyrtarë të drejtorive përkatëse.
