Kanë vazhduar dëgjimet publike për Kornizën Afatmesme Buxhetore për periudhën 2024-2026
Komuna e Istogut edhe sot ka vazhduar me mbajtjen e dëgjimeve për planifikimin e buxhetit për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2024 – 2026, me banorët e bashkësive lokale të Saradranit dhe Vrellës.
Kryetari i Komunës Ilir Ferati me stafin e tij diskutuan për kërkesat dhe prioritetet konkrete të qytetarëve në mënyrë që ato të përfshihen në planifikimet buxhetore.
Në këto takime të dëgjimeve buxhetore qytetarët kanë rastin dhe të drejtën të bëjnë propozimet e tyre në mënyrë që ato të inkorporohen në planifikimin buxhetor për KAB 2024 – 2026.
Takimet vazhdojnë edhe ditën e nesërme në Gurrakoc dhe Banjë.
