
Kryesuar nga kryesuesi i kuvendit Enver Rugova, është mbajtur mbledhja e 15- të e rregullt e legjislacionit të VII-të të Kuvendit Komunal. Në mbledhje kanë marrë pjesë Nënkryetari i Komunës Ali Nimanaj, drejtor të drejtorive komunale si dhe anëtarët e asamblesë komunale.
Në mbledhjen e sotme kuvendi shqyrtoi dhe miratoj këto pika të rendit të ditës: Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar, Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt – Rregullores për Organizimin e Brendshëm të Punës në Shtëpinë e Personave të Moshuar dhe pa Përkujdesje Familjare (SHPMPF), Shqyrtimi dhe miratimi i propozim vendimit për shpalljen në interes publik të njësisë kadastrale me Nr. 4-110 zona kadastrale Carrallukë, Shqyrtimi dhe miratimi i propozim vendimit për shpalljen në interes publik të njësisë kadastrale me Nr. 13-1 zona kadastrale Carrallukë, Shqyrtimi dhe miratimi i propozim vendimit për shpalljen në interes publik të njësisë kadastrale me Nr. 692-0 kadastrale Istog si dhe Shpallja në diskutim publik e Draft – Planit Zhvillimor të Arsimit të Komunës së Istogut.
Të gjitha këto pika të rendit të ditës u miratuan nga anëtaret e kuvendit.