
Kryesuar nga kryesuesi i kuvendit Enver Rugova, është mbajtur mbledhja e 14- të e rregullt e legjislacionit të VII-të të Kuvendit Komunal. Në mbledhje kanë marrë pjesë Kryetari i Komunës Ilir Ferati, drejtor të drejtorive komunale si dhe anëtarët e asamblesë komunale.
Në mbledhjen e sotme kuvendi shqyrtoi dhe miratoj këto pika të rendit të ditës: Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar, Shqyrtimi i raportit financiar për tre mujorin e parë (Janar – Mars) të vitit 2023, Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit për bartjen e mjeteve financiare të pa shpenzuara nga viti 2022, nga fondi burimore 22 si dhe Shpallja në diskutim publik e Projekt – Rregullores për Organizimin e Brendshëm të Punës në Shtëpinë e Personave të Moshuar dhe pa Përkujdesje Familjare (SHPMPF).
Të gjitha këto pika të rendit të ditës u miratuan nga anëtaret e kuvendit.
