Kuvendi i Komunës së Istogut zhvilloi punimet e mbledhjes së 13-të
Kryesuar nga kryesuesi i kuvendit Enver Rugova, është mbajtur mbledhja e 13- të e rregullt e legjislacionit të VII-të të Kuvendit Komunal. Në mbledhje kanë marrë pjesë Kryetari i Komunës Ilir Ferati, drejtor të drejtorive komunale si dhe anëtarët e asamblesë komunale.
Në mbledhjen e sotme kuvendi shqyrtoi dhe miratoj këto pika të rendit të ditës:
1. Arsyetimi i mungesave në mbledhje
2. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
3. Shqyrtimi i raportit të planin të Efiçencës për vitin 2022
4. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit financiar për vitin fiskal 2022,
5. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për këmbimin e pronës së paluajtshme të Komunës me pronë private
6. Korrigjimi i Planit të Veprimit për Transparencë
7. Shqyrtimi dhe miratimi i plotësimit të nenit 3 të Rregullores për Taksa, Ngarkesa dhe Gjoba.
Po ashtu, u aprovua edhe pika shtesë e rendit të ditës: Rregullimi infrastrukturës së jashtme shkollore, fasadimi dhe ndërrimi i dritareve në SH.M.T “Mithat Frashëri”, në Gurrakoc.
Të gjitha këto pika të rendit të ditës u miratuan nga anëtaret e kuvendit.
