
Nën patronatin e Kryetarit të Komunës z.Ilir Ferati, sot u mbajt turniri memorial në shah për nder të rënies së “Tre dëshmorëve të shkollës shqipe” nga fshati Uçë.
Turnirin e shpalli të hapur nënkryetari i komunës, Ali Nimanaj i cili i përshëndeti të pranishmit dhe i falënderoi për pjesëmarrje.
Në këtë turnir morën pjesë shumë klube të shahut nga Kosova ku numri i pjesëmarrësve shahist ishte 80. Në fund të turnirit u shpallën fituesit, ku mirënjohjet për fituesit i ndanë Drejtori komunal për Arsim, Naim Behlulaj dhe përfaqësuesit e familjeve të dëshmorëve.