
Sot, bashkë me Lumditen e HANDIKOS-it dhe Esatin nga Shoqata e të Verbërve në Istog nënshkruam marrëveshje mirëkuptimi për realizimin e projektit me bashkëfinancim.
Me këto marrëveshje në si komunë përkrahim këto dy shoqata për mbulimin e shpenzimeve të komunalive dhe mbështetje financiare.
Jam në gatishmëri të plotë për përkrahje të personave me aftësi të kufizuar si dhe të personave të verbër sepse kontributi që kanë dhënë këto shoqata për kategori të veçanta janë shumë të vlefshme për shoqërinë.