Sot gjatë ditës, Kryetari i Komunës Ilir Ferati priti në takim komandantin e RC-W KFOR-it italian, z.Mario Bozzi.
Me këtë rast, Kryetari Ferati e falënderoj komandantin Bozzi dhe i shprehi mirënjohje për kontributin e KFOR-it në shërbim të sigurisë së vendit dhe me theks të veçantë Komunës së Istogut.
Në takim u diskutua rreth punëve dhe të arriturave të komunës deri me tani, poashtu z.Bozzi njoftoj Kryetarin Ferati se gjatë javës së ardhshme në Komunën e Istogut, KFOR-i më njësitë e veta do të kryej një ushtrim në teren. Ky ushtrim nuk do të pengoj rrjedhën normale të qytetareve. Andaj ju informojmë me kohë për këtë ushtrim ushtarak, në mënyre që qytetarët e Istogut me rrethinë të mos shfaqin ndonjë habi apo diçka tjetër.
Të dytë shprehën vullnet të përbashkët për bashkëpunim të mëtutjeshëm për të mirën e qytetarëve të Komunës së Istogut.
