“ISTOGU NË 15 VJET PAVARËSI”
Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Istogut z.Ilir Ferati, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, për nder të 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës, organizon disa aktivitete të cilat fillojnë nga data 15 shkurt dhe na përcjellin për katër ditë me radhë.
- Vizitë monumenteve të trashëgimisë Kulturore në muze të qytetit, Shtëpia e Kulturës “Adem Jashari” – Istog
- Aktivitet Sportiv në Palestren e Qytetit, Super kupa e Kosovës “Pavarësia 2023”
KH Besa Famgas vs KH Kastrioti dhe KHF Istogu vs KHF Ferizaj
- Mbledhja solemne e Asamblesë Komunale
- Homazhe tek shtatorja e Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova
- Promovimi i Librit “Nga Muret e Stambollit” e autorit Përparim Blakaj
- Program Kulturor-Artistik në Sheshin “Ibrahim Rugova – Istog
- Lojtari/ja i/e Vitit 2022 – Në sallën e Kuvendit Komunal
Urime Kosovë #15VjetShtet
