Nënkryetari i Komunës, Ali Nimanaj priti sot në takim koordinatorin nacional të projektit z.Nehat Bojaxhiu
Nënkryetari i Komunës, Ali Nimanaj, bashkë me Drejtorin për Planifikim Urban dhe Mjedis, Dukagjin Hoxhaj dhe Haki Belaj, zyrtar për Parandalimin dhe Hulumtimin Shkaqeve të Zjarreve, priten sot në takim koordinatorin nacional të projektit z.Nehat Bojaxhiu dhe z.Alush Beqiri Drejtor i Departamentit të Parandalimit, ku qëllimi i këtij takimit ishte Projekti për ndërtimin e kapaciteteve për Zvogëlimin e Rreziqeve nga katastrofat përmes Sistemit Kombëtarë të Informacionit për Zjarrët Pyjore.
Në këtë takim u diskuta për raportin e parë të punës në periudhën e dytë të takimit ku edhe u jepen informacione lidhur me dëmet dhe vendndodhjet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore në Komunën e Istogut.
Poashtu pjese e diskutimit ishte edhe analiza e bërë për karakteristikat e erës dhe zonat që sulmohen nga erërat në Istog.
Kujtojmë se muaj më parë Kryetari i Komunës Ilir Ferati priti në takim ekspertin japonez Yuta Morikawa, kryekëshilltar teknik dhe njëkohësisht udhëheqës i projektit JICA, ku diskutuan për modelimin e pyjeve mbrojtëse nga erërat e forta të cilat mbizotërojnë në këtë zonë.



