Me Shefin e Grupit Parlamentar të LDK-së, z. Arben Gashi, dhe miqtë tanë Valentinën, Armendin, Rrezartën dhe Shkëmbin, vizituam nga afër zonat e prekura nga vërrshimet në Istog.
Dëmet materiale që u janë shkaktuar qytetarëve tanë janë të mëdhaja, andaj edhe ndihma nga Qeveria e Kuvendi i Kosovës është shumë e nevojshme. U shpreha falenderimin e sinqertë deputetëve për vizitën duke u kërkuar që të ngrisin zërin në Kuvendin e Kosovës për t’iu dalë në ndihmë komunave të prekura nga vërrshimet.
Bashkë do e kalojmë këtë sfidë!
