Kryetari i Komunës Ilir Ferati, sot mbajti mbledhjen e Këshillit të Drejtorëve
Në mbledhjen e mbajtur sot u diskutua për gjendjen aktuale të vërshimeve në Komunën e Istogut, me theks të veçantë për masat e ndërmarra nga komisionet e formuara për raportin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet e fundit në vend.
Kryetari Ferati, kërkoi nga drejtoritë përkatëse, që deri të mërkurën të përfundoj raporti final sa i përket vlerësimit të dëmeve.
Në këtë mbledhje u konstatua se dëme ka të konsiderueshme materiale, ku janë dëmtuar objekte kolektive, shtëpi banimi, biznese, ferma bujqësore e infrastrukturë publike.


