Sot në sallën e Kuvendit Komunal u mbajt Konsultimi Publik për: Draft- Planin e Veprimit për Transparencë 2023-2026, Draft-Strategjinë për Komunikim dhe Informim 2023-2026 dhe Draft-Plani Komunal për Integritet 2023-2026, të cilat u prezantuan para qytetarëve nga Drejtori i Administratës në Istog, Arben Kabashi dhe zëdhënësja e Komunës, Delvina Sylaj.
