Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) i Komunës së Istogut, në mbledhjen e kryesuar nga Nënkryetari i Komunës Ali Nimanaj, ka shqyrtuar këto pika të rendit të ditës: Siguria në zonën e përgjithshme të PK, Informatë nga Institucionet tjera (KFOR-i, FSK-ja, Arsimi, Përfaqësues të komuniteteve etj , shitja dhe blerja e ushqimeve të përditshme ,data e skeduara, prodhim i pakontrolluar, gjendja e institucioneve shëndetësore, ordinancave mjekësore, raportet staf-pacient dhe furnizimi me medikamente nga lista esenciale si dhe miratimi i Planit të Punës për vitin 2023.
Lidhur me pikën e parë të rendit të ditës, Zëvendës Komandanti i Stacionit Policor në Istog, Qazim Jahaj gjendjen e sigurisë në komunën e Istogut e vlerësoi të qetë dhe stabile. Ai tha se gjendja në komunën e Istogut është e qetë dhe stabile.
Anëtarët e KKSB-së, po ashtu bën pyetje për të cilat morën përgjigjet e tyre.
