Të nderuar qytetarë të Komunës së Istogut!
Tatimi në pronë është shtylla bazë e buxhetit të komunës. Po ashtu, është e hyra që inkasohet nga ju qytetarë dhe si e tillë kthehet drejtpërdrejt për të mirën tuaj, duke realizuar investime të rëndësishme në infrastrukturë.
Nga kjo e hyrë komunale, kemi arritur të realizojmë shume projekte, për të cilat ju jeni dëshmitarë të realizimit të tyre.
Muaji dhjetor është afati i fundit për shlyerjen e borxheve nga tatimi në pronë për këtë vit. Në borxhet e pa paguara instalohet kamata dhe dënimi.
Pagesa e tatimit në pronë është obligim ligjor dhe qytetar ndaj komunës suaj.
Me respekt!
Zyra e Tatimit në Pronë