Nën organizimin e DRC-së dhe në bashkëpunim me UNHCR-in, dje dhe sot një grup prej 14 kryefamiljarësh kanë realizuar një vizitë “Shko dhe Shiko”.
Në takimin e organizuar nga zyrtarët komunal, të zhvendosurve u janë bërë të qarta procedurat për të aplikuar për kthim dhe për përfitim shtëpive. Komuna ka kohë që me banorët e Rudeshit ka mbërri një ujdi për vendosjen e tyre në Serbobran, afro 10 km larg qytetit të Istogut. Atje tashmë janë të vendosura 20 familje. Këto familje, kryesisht, që nga periudha e luftës kur kishin lëshuar Kosovën, janë të vendosura në një kamp në Podgoricë, respektivisht në Konik të Malit të Zi.