Normal
0
false
false
false
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Times New Roman”;
mso-ansi-language:#0400;
mso-fareast-language:#0400;
mso-bidi-language:#0400;}
Një grup prej 37 qytetarësh nga fshati Banjë, në mënyrë të organizuar, kanë shprehur mllefin e tyre rreth sigurisë në këtë lokalitet. Për më tepër, këta qytetarë ankohen se kohëve të fundit thyerja e shtëpive dhe vjedhja e pasurisë nga shtëpitë dhe lokalet e ndryshme të bizneseve sikur ka kaluar në dukuri.
Normal
0
false
false
false
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Times New Roman”;
mso-ansi-language:#0400;
mso-fareast-language:#0400;
mso-bidi-language:#0400;}
Një grup prej 37 qytetarësh nga fshati Banjë, në mënyrë të organizuar, kanë shprehur mllefin e tyre rreth sigurisë në këtë lokalitet. Për më tepër, këta qytetarë ankohen se kohëve të fundit thyerja e shtëpive dhe vjedhja e pasurisë nga shtëpitë dhe lokalet e ndryshme të bizneseve sikur ka kaluar në dukuri.
“ Nuk ka natë që nuk thyhet ndonjë shtëpi apo lokal në fshatin e Banjës”, ka deklaruar njëri nga qytetarët e shqetësuar.
“Siguria e pasurisë tonë por edhe siguria fizike e familjeve tona ka kaluarën në një shqetësim permanent për ne banorët e Banjës” ka thënë Xhevat Camaj, njëri nga qytetarët e këtij lokaliteti.
Kryetari i Komunës z. Haki Rugova ka bashkëbiseduar me këta qytetarë dhe ju ka thënë atyre se edhe unë jam pjesë e shqetësimeve tuaja dhe kjo informatë për mua nuk është e re, mirëpo siç e dini edhe ju, sistemi i drejtësisë nuk është kompetencë e komunës e as e kryetarit.
“Unë jam në kontakt të vazhdueshëm me komandantin e Stacionit Policor në Istog por ju siguroj se do të kërkoj të takohem edhe me drejtorin e policisë rajonale në Pejë që të merren masa urgjente në mënyrë që keqbërësve të ju ndalet hovi” ju ka thënë kryetari Rugova grupit të qytetarëve nga Banja.
Në fund të takimit, qytetarët e Banjës kërkuan nga kryetari i komunës të ushtroj ndikimin e vet tek strukturat policore për hapjen e një nën-stacioni policor në Banjë.
Paraprakisht ky grup qytetarësh kishin takuar edhe komandantin e Stacionit policor, togerin Hasan Çeku me të cilin kishin biseduar për të njëjtin shqetësim.
“Nga 64 raste të evidentuara, 57 prej tyre apo 90 % janë ndriçuara dhe dihen kryerësit e këtyre veprave dhe lëndët janë në prokurori” ka deklaruar komandanti i stacionit policor në Istog z. Çeku.
Qytetarët janë në proces të përgatitjes së një peticioni për hapjen e nën-stacionit policor në Banjë i cili do të ju parashtrohet Organeve të Policisë dhe Kryetarit të komunës.
