Normal
0
false
false
false
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Times New Roman”;
mso-ansi-language:#0400;
mso-fareast-language:#0400;
mso-bidi-language:#0400;}
Z. Agim Ademaj, Nënkryetar i komunës, ka pritur në një takim pune shefin e Zyrës Qendrore të UNHCR-it për Kosovë, z. Jo Hegenauer si dhe z.Eduardo Arboleda shef i zyrës së UNHCR-it për Serbi. Në takim morën pjesë edhe përfaqësues tjerë të UNHCR-it nga të dyja zyrat si dhe zyrtarë komunal.
Normal
0
false
false
false
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Times New Roman”;
mso-ansi-language:#0400;
mso-fareast-language:#0400;
mso-bidi-language:#0400;}
Nënkryetari Ademaj i ka përshëndetur mysafirët dhe që në fillim ka vu në spikamë bashkëpunimin shumë të mirë që komuna e Istogut në vazhdimësi ka me UNHCR-in.
Shefi i UNHCR-it për Republikën e Serbisë z. Arboleda ka lëvduar komunën e Istogut për sa i përket bashkëpunimit por edhe procesit të kthimit duke thënë se komuna e juaj shërben si shembull i mirë për vendet tjera.
“ Ne në Beograd ballafaqohemi me sfida të ndryshme për sa i përket kthimit të zhvendosurve, edhe ne në Beograd por edhe zyra e UNHCR-it në Prishtinë jemi të fokusuar në gjetjen e zgjidhjeve më të mira për këta njerëz”, ka thënë z. Arboleda.
“Një koordinim i mirë paraprak, siguron edhe kthim të qëndrueshëm, dhe në parim, nuk kemi vështirësi kur çdo gjë koordinohet në mes akterëve të ngarkuar për kthim dhe autoriteteve komunale. Zallqi është një shembull jo i mirë, sepse këtu një koordinim i tillë pati munguar” është shprehur z. Agim Ademaj.
Edhe shefi i zyrës Komunale për Komunitete dhe Kthim, z. Rasim Mahmutoviq është shprehur i kënaqur me ecurinë e procesit të kthimit dhe ka paralajmëruar disa nga fshatrat potenciale në komunë ku do të ndodh kthimi gjatë vitit 2011, si në Drogolec, Muzhevinë Polanë etj.