Normal
0
false
false
false
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Times New Roman”;
mso-ansi-language:#0400;
mso-fareast-language:#0400;
mso-bidi-language:#0400;}
Sekretari i parë në Sektorin për Politikë dhe Ekonomi pranë Ambasadën Amerikane në Prishtinë, z. Alfred M. Boll, ka biseduar me kryetarin e komunës z. Haki Rugova rreth gjendjes së komuniteteve jo shumicë, në komunën e Istogut, me theks të veçantë, çështja e integrimit të komunitetit Serb në shoqëri.
Normal
0
false
false
false
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Times New Roman”;
mso-ansi-language:#0400;
mso-fareast-language:#0400;
mso-bidi-language:#0400;}
“Jemi të vetëdijshëm që në Kosovë gjërat po ndryshojnë mjaft shpejtë, në mes tjerash, risi është se KFOR-i që ishte i ngarkuar për sigurinë e Kishave dhe Manastireve, tashmë, ka transferuar këtë kompetencë tek Policia e Kosovës, dhe kjo është një gjë e mirë”, ka thënë fillimisht z.Boll.
Më pastaj, ai ka prezantuar idenë e Ambasadës Amerikane për të organizuar një mbledhje me përfaqësuesit e të gjitha besimeve në komunën e Istogut, takim ky që do të kryesohej nga kryetari i komunës z. Rugova, ndërkaq, lokacioni i mbajtjes së takimit, do të mund të caktohej sipas marrëveshjes.
Kryetari i komunës z. Haki Rugova, ka falënderuar Ambasadën Amerikane në krye me Ambasadorin Dell, për përkrahjen e vazhdueshme. Sa për idenë e prezantuar nga z. Boll, Kryetari Rugova u shpreh:
“Nuk kam as një dilemë, unë përkrah idenë tuaj dhe jam i gatshëm në çdo kohë të ulemi së bashku dhe të bisedojmë për çfarëdo teme. Sa për sigurinë e kishave, unë do të dëshiroja që të mos ketë nevojë që ato të ruhen fare, ngase ato gjithmonë i ka ruajtur vetë populli”.
Sekretari i parë i Ambasadës Amerikane ka thënë po ashtu se me ardhjen e Ipeshkvit Teodosie në Kishën Serbe në Kosovë, ka ndryshuar edhe qasja e përfaqësuesve të kishës, gjë që lehtëson edhe komunikimin e ndërsjellët.
Në fund të takimit, z. Boll, ka kërkuar nga kryetari dhe stafi i tij, të propozojnë projekte me prioritet që do të jenë me interes për të gjitha komunitetet nga fushat e ndryshme, të cilat projekte do të financoheshin nga Ambasada Amerikane.