Normal
0
false
false
false
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Times New Roman”;
mso-ansi-language:#0400;
mso-fareast-language:#0400;
mso-bidi-language:#0400;}
Kryesuar nga nënkryetari i komunës, z. Agim Ademaj, është mbajtur mbledhja e radhës së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB).
Normal
0
false
false
false
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Times New Roman”;
mso-ansi-language:#0400;
mso-fareast-language:#0400;
mso-bidi-language:#0400;}
Si zakonisht, përfaqësuesi nga Policia e Kosovës ka informuar të pranishmit se situata e sigurisë në komunë është e qetë.
“Situata e sigurisë për momentin është qetë në komunën tonë. Gjithsej, gjatë muajit Janar, janë evidentuar 70 raste prej tyre: 18 aksidente trafiku, 9 raste dëmtim të pasurisë së luajtshme, 17 vjedhje te rënda, 5 raste me kanosje, 5 raste prishje të rëndit dhe qetësisë publike, 2 raste transportim ilegal të drunjve dhe 16 raste ku përfshihen vepra të ndryshme”, ka thënë përfaqësuesi i policisë z. Qazim Jahaj.
Në mbledhjen e sotme të KKSB-së, për herë të parë ka marrë pjesë edhe Prifti Ortodoks z. Jovica Vlašković i cili ndodhet në shërbim në Kishën Ortodokse në qendër të qytetit që nga 8 Shtatori.
“Sa i përket sigurisë, unë kam vetëm falënderime për Policinë e Kosovës, përndryshe do ta veçoja vetëm një problem që kemi ditën e Enjte kur në Istog është ditë tregu sepse neve na bllokohet hyrja nga ana e poshtme nga shitësit e tregut dhe nuk kemi qasje për në kishë nëse dikush vije me makinë”, është shprehur z. Vlašković.
Një pikë e veçante e mbledhjes se KKSB-së, ishte edhe sëmundja e Gripit të Derrave si dhe mundësia e transferimit të kësaj sëmundje tek njerëzit për çka Dr. Lumturije Sadikaj-Arifaj nga QKMF, ka thënë se, “Fatmirësisht, në Komunën e Istogut gjer më tash nuk është shënuar ndonjë rast me të prekur nga ky virus. Personat e prekur nga virusi A H1 N1, kanë simptoma pak më të veçanta nga ata që kanë grip të zakonshëm raste të tilla dërgohen në spitalin infektiv në Pejë, respektivisht në Prishtinë për të konstatuar diagnozën e saktë dhe për trajtimin e tyre të mëtutjeshëm” ka thënë dr. Sadikaj-Arifaj.