Normal
0
false
false
false
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Times New Roman”;
mso-ansi-language:#0400;
mso-fareast-language:#0400;
mso-bidi-language:#0400;}
Nën organizimin e Drejtorisë së Arsimit dhe Kulturës, në ambientet e Sallës së Kuvendit Komunal, është shënuar Dita e Mësuesit, 7 Marsi.
Normal
0
false
false
false
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Times New Roman”;
mso-ansi-language:#0400;
mso-fareast-language:#0400;
mso-bidi-language:#0400;}
Në këtë manifestim ishin ftuar veteranë të arsimit dhe mësimdhënës të dalluar Istogas.
z. Haki Rugova, Kryetar i Komunës, ka përshëndetur të gjithë punëtorët e arsimit duke i uruar ata për kontributin e çmuar që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin në arsimimin e brezave të rinj.
“Dua të ju uroj këtë ditë, datë kjo të cilën po e shënojmë sot. Jemi të vetëdijshëm për sakrificën dhe angazhimin tuaj nëpër vite, sidomos në ato periudha të vështira. Jam i vetëdijshëm se ka ende punë për të bërë në ngritjen e cilësisë së arsimit, nivel ky që ende nuk është arritur; duhet të krijohen kushte ende më të mira për një arsim cilësor, sepse arsimi paraqet bazën e zhvillimit dhe civilizimit të një kombi. Ju përgëzoj për punën dhe kontributin tuaj, shpresoj se edhe gjendja e juaj materiale do të jetë më e mirë në ditët në vijim”, ju është drejtuar punëtorëve të arsimit, z. Rugova.
z. Agim Haxhiu, Drejtor në Drejtorinë e Arsimit dhe të Kulturës, pasi ka uruar të pranishmit për festën e Mësuesit, ai ka bërë një vështrim të shkurtër të së kaluarës së shkollës shqipe.
“Ky manifestim ri-kujton dhe shënon 124 vjetorin e hapjes së shkollës së parë shqipe në Korqë, në krye më Pandeli Sotirin. Ky tubim ruan kujtimet dhe falënderimet për figurën madhore të mësuesit; Përpjekjet për arsimim në gjuhën shqipe ishin të përhershme, që nga shekulli XVII. Vitet 1945-1990 janë vitet kur të arriturat e arsimit shqip nuk kishin të ndalur. Arsimi në komunën e Istogut ka një traditë të gjatë, ajo daton nga viti 1915, hapja e shkollave në kohën e sundimit austro-hungarez, si në Istog, Gurrakoc dhe Zllokuqan, me mësuesin Muharrem Blakqori nga Kavaja”, ka thënë në mes tjerash z. Haxhiu.
Me këtë rast, Post mortum mirënjohje, ju është ndarë: Qerim Llapi-t, Hanife Buleshkaj-Ademaj, Sadik Bytyqi, Agim Hajzeraj, Rexhë Haxhiu, Qerim Hasi, Shefqet Dakaj, Haskoviq Hajriz, Ibrahim Isufaj dhe Haki Bruqi.
Kryetari i komunës, z.Haki Rugova, ka ndarë mirënjohje për punëtorët e dalluar në procesin edukativo arsimor;
Nxënës nga shkolla të ndryshme, kanë lexuar ese për të nderuar Ditën e Mësuesit 7 Marsin.