Normal
0
false
false
false
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Times New Roman”;
mso-ansi-language:#0400;
mso-fareast-language:#0400;
mso-bidi-language:#0400;}
Kryesuar nga Demë Qeta, është mbajtur mbledhje e 19-të e rregullt e Kuvendit të Komunës ku për rend dite ishin dy pika:
-Shqyrtimi dhe miratimi i projekt-rregullores për dhënien e lejes së punës subjekteve afariste në komunën e Istogut dhe
-Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të Punës së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për vitin 2011.
Normal
0
false
false
false
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Times New Roman”;
mso-ansi-language:#0400;
mso-fareast-language:#0400;
mso-bidi-language:#0400;}
Në mbledhjen e sotme, të pranishëm ishin edhe Kryetari i komunës z. Haki Rugova dhe Nënkryetari z. Agim Ademaj.
Anëtarët e kuvendit kanë diskutuar rreth Projekt rregullores së lartpërmendur, e cila paraprakisht ka kaluar nëpër procedurat e dëgjimit publik si dhe KPF-ja në mbledhjen e vet të fundit ka dhënë mendimin e vet.
Fitore Rexhaj, është pajtuar në parim me këtë projekt rregullore por komenti i saj ishte se rregullorja ka nevojë për një lekturim por edhe për ri-formulime për nene të caktuara.
Ndërkaq, vëmendje të veçantë ka tërhequr neni 5.2.
5.2- “Për marrjen e lejes së punës për kafe-baret, disko-klubet dhe klube të natës, Drejtoria përkatëse e cilai lëshon lejen për punë, paraprakisht kërkohet që të konsultohet më banorët në pjesën ku ushtrohet veprimtaria e kërkuar,” formulim ky, që nuk u pëlqye nga shumica e kuvendarëve.
Kuvendi ka miratuar projekt rregulloren në fjalë, në mënyrë unanime por me një vërejtje që në mbledhjen e kuvendit të radhës, neni 5.2 të riformulohet më qartë.
Skënder Hasanxhekaj nga Drejtoria për Shërbime Publike,Mbrojtje dhe Shpëtim, ka ofruar shpjegime rreth Planit Vjetor të Punës për vitin 2011 të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB).
Fitohet përshtypja që anëtarë e kuvendit nuk e kishin të qartë rolin e këtij këshilli për çka kryetari Rugova kërkoj nga z. Hasanxhekaj ta sqaroj pak më në detale detyrat e Këshillit.
Si do që të jetë, Kuvendi ka aprovuar Planin e Punës së KKSB-së përfshirë edhe rekomandimet e ofruara nga ana e tyre, të cilat u cilësuan si të drejta.