Normal
0
false
false
false
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Times New Roman”;
mso-ansi-language:#0400;
mso-fareast-language:#0400;
mso-bidi-language:#0400;}
Një projekt i OSBE-së, për ti rrethuar dhe pastruar varrezat e fshatit Dragolevc dhe Muzhevinë, i filluar vitin e kaluar, ka përfunduar sot me organizimin e ceremonisë përmbyllëse.
Normal
0
false
false
false
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Times New Roman”;
mso-ansi-language:#0400;
mso-fareast-language:#0400;
mso-bidi-language:#0400;}
Vasiliki Chatzikamari, zyrtare e lartë në Misionin e OSBE_së, Zyra Regjionale në Pejë, pasi ka përshëndetur Kryetarin e komunës, Delegacionin e SHBA-së, KFOR-in Italian dhe Slloven si dhe mysafirë tjerë dhe vendasit e të dy fshatrave, ka thënë se qëllimi i këtij projekti, ishte përmirësimi i kushteve sociale, kulturore dhe religjioze për të kthyerit e këtyre dy fshatrave.
“Shpresojmë se përmes këtij projekti, ne kemi promovuar tolerancën fetare, si dhe të kuptojmë se sa e rëndësishme është mbrojtja e monumenteve fetare,” ka thënë në mes tjerash Chatzikamari.
“Falënderoj OSBE-në për projektin e implementuar, edhe pse jo i madh për nga buxheti, është simbolik për nga rëndësia, andaj vlerësoj angazhimin e Misionit të OSBE-së për përkushtimin e saj në mbështetje të nevojave të qytetarëve istogas”, ka thënë kryetari Rugova duke përmendur po ashtu se komuna ka obligimet e saja kundruall mirëmbajtjes së varrezave, pavarësisht se cilit religjion ato i takojnë, por një gjë e tillë na pamundësohet duke ditur buxhetin tepër të limituar.
Në këtë ceremoni i pranishëm ishte edhe zëvendës shefi në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, MichaelJ.Murphy si dhe përfaqësuesja e Misionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës pranë OSBE-së në Vjenë, zyrtarja për çështje politike Urfa Qadri.