Normal
0
false
false
false
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Times New Roman”;
mso-ansi-language:#0400;
mso-fareast-language:#0400;
mso-bidi-language:#0400;}
Është mbajtur mbledhja e rregullt mujore e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) takim ky i kryesuar nga z. Demë Qeta, njëherit kryesues i kuvendit komunal;
Normal
0
false
false
false
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Times New Roman”;
mso-ansi-language:#0400;
mso-fareast-language:#0400;
mso-bidi-language:#0400;}
Mbledhja e sotme, është mbajtur në përbërje të zgjeruar, ku përveç Kryetarit dhe Nënkryetarit të komunës, në mbledhje morën pjesë edhe drejtorë të drejtorive komunale dhe përfaqësues të OSBE-së.
Takimi i sotëm i KPF-së ishte me një rend dite mjaft të ngarkuar.
-U diskutua rreth Propozim Vendimit për shkëputje nga Ndërmarrja Publike Rajonale “Ambienti” në Pejë dhe themelimi i ndërmarrjes publike lokale “Ambienti” me seli në Istog, e cila ndërmarrje do të menaxhohet nga autoritetet komunale të Istogut.
-Shqyrtimi dhe miratimi i projekt-rregullores mbi dhënien e tokës komunale dhe lokaleve në shfrytëzim të përkohshëm, ishte pikë e veçantë e rendit të ditës, me ç’rast, nga anëtarët e KPF-së kërkohet që disa nga nenet e kësaj Projekt Rregulloreje të modifikohen dhe të përmirësohen gabimet teknike;
z. Enver Rugova ka propozuar që të shtohet një nen i ri, sepse kështu rregullorja do të jetë më efikase:
“Propozoj të shtohet nen i ri në këtë projekt rregullore, dhe atë për t’ju ofruar favore kompanive që nga biznesi i tyre, do të përfitojnë qytetarët e komunës, qoftë në punësim apo edhe me shërbime që ata ofrojnë”.
– z.Osman Sadikaj, Zyrtar kryesor Financiar, ka prezantuar në detaje Raportin Vjetor Financiar për vitin 2010 dhe në këtë kuadër, ai ka ofruar sqarime edhe rreth mjeteve të bartura nga viti 2010 në shumën prej 179.495 €, shumë kjo që do të shfrytëzohet për të paguar borxhet e paraqitura nga drejtoritë komunale që kapin shumën prej 265.000 €.
Disa nga anëtarët e KPF-së, propozuan që raporti voluminoz të përgatitet më i konkretizuar me qëllim që për këshilltarët e kuvendit, i njëjti të jetë më i kuptueshëm.
Të gjithat pikat e debatuara i përcillen Kuvendit Komunal për diskutim dhe aprovim përfundimtar, mbledhje kjo që pritet të mbahet javën e ardhshme;